Literaturë
Rezistenca dhe lufta e Kosovës, e pasqyruar në dy vepra të ndryshme
Janë promovuar, romani "Ach, mein Kosovo" i autores gjermane Mechthild Henneke dhe libri historik "Lëvizja Popullore e Kosovës 1982-2002" i Metush Zenunit

Dy libra shqip por të natyrave të ndryshme janë promovoheshin më 28 janar në ambientet e Bibliotekës “Pestalozzi” në Hardau, Zürich. Fjala është për romanin me elemente dokumentare “Ach mein Kosovo” të autores gjermane Mechthild Henneke dhe për librin historik “Lëvizja Popullore e Kosovës 1982-2002” me autor, historianin dhe veprimtarin, Metush Zenuni.
“Nikoqirja”, drejtuesja e bibliotekës, Suela Jorgaqi në hyrje ka shprehur kënaqësinë që libri shqip i prezantuar dendur kohëve të fundit në këtë bibliotekë, po gjen lexuesit dhe të interesuarit, që shprehej edhe në numrin relativisht të madh të publikut në sallë.
Për aktivitetin ka folur shkurt Bujar Salihu, i cili ka prezantuar librat që po promovoheshin dhe autorët respektivë, shkruan albinfo.ch. Një fjalë rasti për promovimin e ka mbajtur edhe ish konsulli i Kosovës në Cyrih, dr. Salih Sefa. Ai ka falënderuar zonjën Henneke për librin e saj të frymëzuar nga lufta e fundit në Kosovë dhe konkretisht, nga aktiviteti i UÇK-së që është në fokus të romanit.
Sefa ka folur më gjerësisht për librin e dytë të promovuar, “Lëvizja Popullore e Kosovës 1982-2002”, për të cilin ka përgëzuar autorin, duke thënë se përpilimi i një studimi të tillë në kushte të tjera është detyrë e institucioneve të tëra, përkatëse.
Në vazhdim, autorja e romanit në gjuhën gjermane “Ach, mein Kosovo”, Mechthild Henneke ka bërë një prezantim të zgjeruar e të mbështetur në video projeksion të aktivitetit të saj të pas luftës, në Kosovë. Ajo fillimisht ka thënë se luftërat në Ballkan dhe sidomos ajo në Kosovë, e kanë shtyrë atë që përfundimisht të heqë dorë nga komoditeti i ndjekjes së zhvillimeve përmes televizorit dhe kështu ka vendosur të shkojë në vendin ku po krijohej historia.
Henneke ka shkuar në Kosovë pak ditë pas hyrjes së trupave të Nato-s atje dhe, fillimisht, është angazhuar me aktivitete humanitare, në mbështetje të popullatës së prekur nga lufta, shkruan albinfo.ch. Ishte mbresëlënës përshkrimi nga ajo, i gjendjes së Kosovës në atë periudhë kohore, kur populli i dëbuar nga forcat serbe, ishte kthyer me një vullnet të pashembullt, për të ndërtuar jetën e re, në atdheun e çliruar. Por plagët e luftës dhe varfëria ishin disa nga barrierat që duhej tejkaluar, me ndihmën ndërkombëtare.
Pak më vonë, Henneke bëhet asistente e njërit nga shefat e parë të Unmik-ut në Kosovë, Michael Steiner dhe kështu fillon “karrierën kosovare” që do të zgjasë deri në vitin 2008. Në këtë vit, thotë ajo, me pavarësimin e Kosovës, “e konsiderova misionin tim si të përfunduar dhe u ktheva në Gjermani”.
Por. largimi nga Kosova, nuk ka qenë edhe largim nga preokupimet me Kosovën. Kështu, ajo po e mbante gjatë gjithë kohës në mend idenë për të përmbledhur në një libër përvojën e saj të pasur nga Kosova. Njohja me mjekun e ri, Naim Bardiqi, i cili kishte braktisur Gjermaninë ku po studionte mjekësinë, për t`iu bashkëngjitur radhëve të UÇK-së, i kishte shërbyer si frymëzim asaj, për të shkruar librin, romanin “Ach, mein Kosovo”, shkruan albinfo.ch. Kështu, Henneke, në veprën e saj letrare (fiktive) merr si protaginist një person konkret, vetëm duke ja vënë pseudonimin ose emrin e personazhit “Taras”.
Ajo ka lexuar para publikut disa kapituj të romanit të saj, të fokusuar sidomos në vështirësitë e Tarasit si mjek i ri i UÇK-së dhe në përgjithësi, të strukturave të UÇK-së në atë kohë. Autorja e romanit në tekstin e saj ka ndaluar edhe në dilemat që e kishin shoqëruar protagonistin dhe bashkëluftëtarët e tij, në atë kohë.
Mbi librin “Lëvizja Popullore e Kosovës 1982-2002” kanë lexuar fjalët e tyre të shkruara, veprimtarët e ish Lëvizjes, Fatmir Brajshori dhe Agim Sylejmani ndërsa atë e ka përshëndetur edhe Ragip Shala, veprimtar.
Brajshori ka përgëzuar autorin Zenuni për punën serioze të kryer në përpilimin e librit. Por, sipas tij, për shkaqe të ndryshme, autori ka lënë anash disa segmente të veprimtarisë së LPK-së, të rëndësishme për historinë e saj, shrkuan albinfo.ch. Ai me këtë rast ka vënë theksin në mungesën e pjesëve që do të flisnin edhe për vështirësitë, problemet dhe përçarjet nëpër të cilat ka kaluar LPK. Brajshori ka theksuar se LPK ka krijuar tri ushtri por në fund ka shformuar veten, duke ju referuar faktit se kjo lëvizje nuk ekziston më.
Sylejmani në vështrimin e tij, duke i njohur meritat autorit Zenuni për librin e tij, e ka përplotësuar me data, emra personalitetesh e me ngjarje me rëndësi që e karakterizojnë historinë e bujshme të LPK-së. Edhe ai merret me rolin që LPK ka pasur në krijimin e tri organizimeve luftarake në trojet shqiptare.
Në përmbyllje, autori i librit, Metush Zenuni u është drejtuar të pranishmëve duke përmendur vështirësitë në të cilat ka hasur gjatë shkrimit të këtij libri. Veç tjerash, ai ka kujtuar se mungonte dhe vazhdon të mungojë një arkiv i plotë i LPK-së, gjë që e bën shumë të vështirë studimin e mirëfilltë të historisë së saj. Autori ka falënderuar referuesit për vërejtjet e tyre, duke theksuar se ato do t`i shërbejnë në një ribotim eventual të librit, në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë