Sporte Luftarake
Revista gjermane shpall Robin Krasniqin “Boksier të vitit 2020”
"Krasniqi i prishi kështu Bösel-it rastin e parë për të mbrojtur titullin botëror dhe përmbushi ëndrrën e tij të kahmotshme për t'u bërë kampion bote"
Boksieri profesionist me banim në Mynih Robin (Haxhi) Krasniqi, falë suksesit që arriti vitin e kaluar nuk është vetëm i përzgjedhuri i sportdashësve shqiptarë.
Atë, së fundi e ka shpallur “Boksider të Vitit” në Gjermani, revista e atjeshme e boksit “Boxen.1”.
Ja si e prezanton sportistin shembullor shqiptaro-gjerman revista e përmendur.
Robin Krasniqi (51-6 (1), është “Boksieri i Vitit 2020”! Përveç 33-vjeçarit nga Mynihu, ishte nominuar edhe Jack Culcay, i cili mbeti për pak prapa Krasniqit, transmeton albinfo.ch.
Krasniqi u ngjit dy herë në ring vitin e kaluar dhe të dy herët ia doli të fitonte në kohë të shkurtë. Pasi që mundi Stanislav Eschner me TKO në raundin 6, në muajin gusht, ai përgatiti një surprizë të madhe më 10 tetor 2020, kur po ashtu përmbushi ëndrrën e tij jetësore.
Ai ishte “kundërshtar zëvendësues”, sepse sfiduesi i planifikuar fillimisht i Dominic Bösel-it (ish kampionit), Zac Dunn, nuk mundi të udhëtonte në Gjermani për shkak të pandemisë së koronës. Por Robin Krasniqi me fitoren e tij siguroi që “Sensacioni i Kupës së Botës 2020” të mbetej në tokën gjermane, përcjell albinfo.ch.
Në luftën për titujt e kampionit botëror IBO dhe WBA (të përkohshëm) në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë, Krasniqi i lindur në Kosovë, ka nokautuar kolegun e tij të fortë, që në raundin e tretë.
Krasniqi i prishi kështu Bösel-it rastin e parë për të mbrojtur titullin botëror dhe përmbushi ëndrrën e tij të kahmotshme për t’u bërë kampion bote.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















