Shqipëria
Revista amerikane ‘Forbes’ e përfshin për herë të parë në listën e miliarderëve një shqiptar

Biznesmeni shqiptar Samir Mane është përfshirë për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”.
Në artikullin e saj, “Forbes” ka bërë të ditur se Mane renditet si miliarderi i 2.356-të në botë, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrin këtë status.
Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”, një nga konglomeratet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sipas revistës, “BALFIN” zotëron qendra tregtare, dyqane elektronike, biznese lodrash dhe një bankë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Historia e suksesit të Samir Manes
“Forbes” gjithashtu ka ndarë detaje mbi rrugëtimin e Manes drejt suksesit. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991, gjatë rënies së regjimit komunist, dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai filloi të merrej me tregtinë e pajisjeve shtëpiake në Shqipëri, duke hedhur themelet e një perandorie biznesi.
Më vonë, Mane themeloi kompaninë “Neptun”, një zinxhir të njohur dyqanesh elektronike. Në vitin 2005, ai u rikthye në Shqipëri për të hapur qendrën e parë tregtare në vend, duke vijuar më tej me zgjerimin e bizneseve të tij në sektorë të ndryshëm.
Sipas “Forbes”, “BALFIN” sot zotëron pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Austri
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave Policia e Vjenës duhet të vazhdojë të shtrëngojë rripat, me prerje të mëtejshme. Që nga korriku,...
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Austri: Shpenzimet e shëndetësisë rriten me 8% në 57 miliardë euro në 2024-ën
-
Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit
-
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”