Lajme
Reshje të vazhdueshme shiu: Përmbytje në Stacionin Hekurudhor në Aarau
Sasi e madhe uji është grumbulluar në stacionin e trenit në Aarau. Në dyqanet ngjitur, punonjësive u është dashur të pastronin ato

Moti i ligë, i shoqëruar me shira të fuqishëm dhe stuhi ka përfshirë të gjithë Zvicrën që nga e mërkura në mbrëmje. Ky mot po vazhdon edhe sonte.
Në vazhdim pasqyra aktuale:
Aargau: Për shkak të stuhive dhe shiut të madh, 49 brigada zjarrfikëse ishin në detyrë në kantonin Aargau të mërkurën në mbrëmje, shkruan srf.ch. Shumica e më shumë se 70 ndërhyrjeve ishin në rajonin Mutschellen dhe në perëndim të kantonit. Gjithashtu shi i madh ka rënë në kanton të enjten pasdite vonë, transmeton albinfo.ch. Sasi e madhe uji është grumbulluar në stacionin e trenit në Aarau. Në dyqanet ngjitur, punonjësive u është dashur të pastronin ato.
Cyrih: Që nga ora 8:30 e mëngjesit, të gjithë trenat në distancë të gjatë dhe ata lokalë kanë qenë në gjendje të operojnë përsëri stacionin e trenit në Aeroportin e Cyrihut. Të mërkurën në mbrëmje, uji depërtoi në stacionin e trenit nën Aeroportin e Cyrihut, ka njoftuar një zëdhënës i SBB. Një pjesë e sistemit të pistës ishte disa centimetra nën ujë dhe baltë.
Hekurudha në Aeroportin e Cyrihut, mbrëmë (Foto: SBB)
Thurgau: Në Frauenfeld, një pemë është përplasur me një makinë në lëvizje gjatë stuhisë të mërkurën në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Shoferi 46-vjeçar është lënduar dhe u desh të dërgohet në spital, siç njoftoi policia e kantonit Thurgau.
Solothurn: Qendra e alarmit policor e kantonit Solothurn ka marrë mbi 50 raporte për stuhitë, të mërkurën në mbrëmje. Raportimet kishin të bënin me hyrjen e ujit në shtëpi dhe rrugët e përmbytura.
Jura e Bernës: Në këtë regjion disa linja hekurudhore rajonale janë mbyllur fillimisht të Enjten, të cilat ndërkohë kryesisht janë vënë sërish në funksion. Në linjën Sonceboz-Sombeval, dhjetë veta duhej të evakuoheshin nga një tren për shkak të stuhisë së breshërit të mërkurën në mbrëmje, raporton SBB. Kishte gjithashtu dëmtime të sistemeve në stacionin e trenit Sonceboz. Linja hekurudhore Solothurn – Moutier gjithashtu u ndërpre përkohësisht për shkak të një rrëshqitje toke.
Bernë: Policia e kantonit të Bernës ka marrë rreth 800 raporte të mërkurën në mbrëmje dhe të Enjten në mbrëmje. Një front stuhie ka goditur përsëri kantonin të enjten në mbrëmje, përcjell albinfo.ch. Sipas shërbimit të informacionit hekurudhor, trafiku hekurudhor midis lokaliteteve Burgdorf dhe Wynigen dhe Burgdorf dhe Herzogenbuchsee në linjën Bernë-Olten është ndërprerë për një kohë të pacaktuar nga ora 19 për shkak të dëmtimit nga stuhia.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri