E-Diaspora

Reperi Ensy Abazi ndiqet për fyerje të politikanëve të SVP-së

Për fyerjet ndaj politikanëve Reimann dheKöppel gjykata mund t`i shqiptojë Ensyt një dënim prej deri tri vitesh burg

Reperi me prejardhje shqiptare Ensar Abazi i njohur me emrin artistik «Ensy» nga qyteti Pratteln (Kantoni Baselland) është bërë këto ditë subjekt i një skandali të ri të natyrës politike. Jo më larg se nga fillimi i vitit ai kishte shkaktuar edhe një skandal tjetër, të po kësaj natyre.

Në këngën e tij më të re, 26 vjeçari ka sulmuar partinë SVP dhe ka kërcënuar deputetin e ri të kësaj partie, botuesin e njohur të revistës «Weltwoche», Roger Köppel. Në këngë thuhet veç tjerash

«Po e them publikisht që nëse do ta takoj Köppelin, dua ta përjetoj se si tingëllon thyerja e eshtrave», shkruan 20minuten.ch. Pak më tutje në këngë thuhet «Unë mbetem me shpresë se Cristoph Mörgeli (eksponent i rëndësishëm i SVP-së) do të helmohet». Ndërsa për deputetin tjetër të SVP-së, Lukas Reimann thotë se do të pëjetonte kënaqësi nëse ky do të rrihej, transmeton albinfo.ch.

Ensi po ashtu shpreh dëshirën që të udhëtojë i armatosur në kantonin St. Gallen, që është vendlindja e politikanit të përmendur.

Me këto sulme të përsëritura, Ensar Abazi mund të dënohet penalisht. Të kujtojmë: në fillim të vitit që po shkon, ai kishte inskenuar një video të «ekzekutimit nga ana e ISIS-it» të deputetit të përmendur. Reimann e kishte denoncuar atë për shpifje të rëndë dhe fyerje.

Këtë javë Ensy do të merret në pyetje nga Prokuroria. Ai madje e ka publikuar edhe në facebook ftesën që kishte për këtë marrje në pyetje. Njekohësisht në Twitter ai e ka quajtur «Fytyrë qumështi» deputetin Reimann dhe ka premtuar se kënga e tij e ardhshme do të jetë akoma më e ashpër.

Reimann pret nga drejtësia që «të godasë fuqishëm» kësaj radhe. Ai kishte ushtruar kallëzim penal ndaj këngëtarit edhe para dy vitesh për sharje, pasi që ky i fundit këngën e kishte titulluar «Arschloch» dhe e kishte krahasuar Reimannin me Hitlerin. Por, pastaj kishn rënë në ujdi: Ensy do të kërkonte falje dhe do të premtonte të mos i përsëriste fyerjet ndërsa Reimann do të hiqte dorë nga kallëzimi.

Ndërsa tash, pasi që Ensy nuk e ka mbajtur premtimin, ai, si një recidivist, nuk mund të falet më, mendon Reimann. Ky madje, nisur nga shprehjet radikale të Ensyt thotë se duhet bërë edhe bastisje në shtëpinë e tij, transmeton albinfo.ch. Gjykata mund t`i shqiptoje Ensyt një dënim prej deri tri vitesh burg për fyerje.

Por Ensar Abazi duket se nuk mërzitet shumë lidhur me marrjen në pyetje. «Jam i sigurt se hetimet do të ndërpriten», thotë ai për 20 minuten.ch. Videoja me ISIS-in ka qenë një satirë ndërsa kënga e tij, «krahasuar me fushatën urrejtëse të SVP-së» ëshhtë diçka e pasherr.

«Ajo çfarë unë them për Köppel-in është më pak se sa ai e meriton. Asaj mund t`i shtohej edhe më. Dhe nëse këto gjëra nuk guxojmë t`i themi atëherë «nuk i kemi punët mirë me lirinë krijuese», thotë reperi. Po ashtu edhe shprehja «fytyrë qumështi» sipas tij nuk është ndonjë fyerje. Ensy thotë se nuk ka precedencë penale dhe se personalisht «kurrë nuk do të ushtronte dhunë fiike».

Prokuroria Shteterore e Kantonit Baselland e ka knfirmuar se është ne pritje të marrjes në pyetje të reperit por nuk jep infomacione të tjera.