Shkurt.ch
Rënie simbolike e SVP-së, ngritje e SP-së dhe FDP-së
„Barometri zgjedhor” më i ri, i realizuar më 13 mars 2015 ka sjellë disa ndryshime në fuqinë e partive që bejnë pjesë në Parlamentin e Zvicrës në krahasim me rezultatet zgjedhore nga viti 2011. Por, edhe me këto ndryshime nuk ndryshon radhitja sipas fuqisë.
Kështu edhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, partia më e votuar do të mbetej SVP/UDC-ja. Me 26.2% ajo do të kishte 0.4% më pak se 4 vite më parë, rezulton nga barometri i realizuar nga gfs.bern me sponsorim të SRG.
Po sipas këtij sondazhi, Partia Socialdemokrate (SP/PS) do të kishte 19.6% që është 0.9% më shumë se që ka tash. Më së shumti ndërkaq do të përfitonte FDP/PLR e cila do të rritej për 1.2%, gjegjësisht nga 15.1% në 16.3%. CVP/PDC do të tkurrej në 11.8% (-0.5%).
Rënie në krahasim me rezultatet e deritashme do të pësonin edhe të Gjelbrit. Ata sipas barometrit “peshojnë” 7.5% (-0.9%). Një rritje simbolike do ta kishin GLP. 5.6% ose +0.2%. Ndërsa BDP me 4.6% do të ishte për 0.8% më e dobët.
Barometri zgjedhor ka vlerësuar edhe temat të cilat preokupojnë zviceranet më së shumti, për të cilat duhet gjetur zgjidhje më të spejtë. Kompleksi tematik i migracionit (të huajt, integrimi dhe azili) është në vendin e parë. Ai arrin vlerën 33% në këtë sondazh.
Pas temës së migracionit po me një distancë të madhe vjen politika evropiane e Zvicrës, e cia preokupon 12% të të pyeturve. Në vendin e tretë, me 6% vjen tema e ambientit dhe në të katërtin ajo e papunësisë, e cila mundon 5% të zviceranëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












