Shkurt.ch
Rënie prej 45% e numrit të azilkërkuesve në tremujorin e parë
Por, edhe përkundër kësaj rënieje, federata dhe kantonet duhet të presin që gjatë vitit do të ketë më shumë azilkërkues, shkruan SEM

Gjatë kuartalit të parë të këtij viti (janar-mars) në Zvicër është shënuar një rënie e etheksuar e numrit të azilkërkuesve të ardhur rishtas. Në këtë periudhë azil në Zvicër kanë kërkuar 8315 persona që është për plot 45 për qind më pak se në kuartalin e fundit të vitit të kaluar. Kështu bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në një komunikatë të tij të publikuar sot, shkruan albinfo.ch.
Sipas komunikatës, numri më i madh i azilkërkuesve gjatë këtij tremujori kanë atrdhur nga Afganistani, Siria dhe Iraku.
Në muajin mars, për shembull, janë regjistruar 1992 kërkesa azili, ose për rreth një të tretën më pak se në shkurt.
Gjatë marsit më së shumti kishte kërkues azili nga Eritrea, 227 sish ose 46 më tepër se gjatë shkurtit. Pastaj vijnë me radhë ata nga Afganistani (166 ose 485 më pak se në shkurt) ngaSri Lanka 146 etj.
Por, edhe përkundër kësaj rënieje, federata dhe kantonet duhet të presin që gjatë vitit do të ketë më shumë azilkërkues, shkruan SEM. Këtë e mbështet në faktin se zhvillimet në zonat me konflikte vazhdojnë të jenë të pasigurta për refugjatët dhe në atë se faktorët përgjatë rrugës migratore nuk mund të ndikohen nga këtu.
Është interesante se në krahasim me kuartalin e njëjtë, të parë të vitit 2015, numri i atyre që kanë kërkuar azil në kuartalin aktual është për 3826 më i madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor