Shkurt.ch
Rënie në punësim në tremujorin e dytë të 2013
Ekonomistët parashikojnë se do të ketë rënie të numrit të punësuarve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013
Pasiguritë në lidhje me evolucionin e zonës së euros nuk do të jenë pa pasoja për tregun zviceran të punës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013. Sipas vlerësimeve të firmës “Manpower”, kompanitë punësojmë për 2% më pak.
Kjo është vlera e parë negative që prej tremujorit të katërt të vitit 2009.
Rënia është për 3 pikë në tremujorin e mëparshëm dhe me 2 pikë në krahasim me vitin e kaluar, shpjegoi sot firma e investimeve në një deklaratë.
Nga 754 punëdhënësit, të cilët i janë përgjigjur anketës (përjashtuar variacionet sezonale), 8% presin një rritje të fuqisë punëtore, ndërsa 8% një zbritje dhe 83% asnjë lëvizje.
Ndër shtatë zonat e analizuara, Cyrihu është ai që paraqet parashikimet e punësimit më pozitiv, me një rritje prej 10%.
“Rajoni i Cyrihut, i cili ka rezultatin më të lartë që prej tremujorit të tretë të vitit 2011, duket të lidhet me tregun e zakonshëm të tij dinamik të punës”, tha Charles Bélaz, drejtor i përkohshëm për “Manpower” të Zvicrës.
Pjesa e Zvicrës lindore tregohet më pesimiste ( -10%).
Sa i përket sektorëve të punës, mundësitë e punësimit janë më të favorshme në kompanitë e specializuar në gaz, energji dhe ujë, si dhe në prodhim (6%). Në të kundërt, sektori i transportit, magazinimit dhe komunikimit parashikon një rënie prej 11%.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













