Lajme
Rënie nataliteti dhe mortaliteti në Kosovë
Krahasuar me vendet e Ballkanit, Kosova pas vitit 2000 ka një rënie shumë të madhe të vdekshmërisë, jetëgjatësia është rritur për 7 vite
Në Kosovë ka rënë numri i lindjeve për 35 për qind, krahasuar me vitet ‘90, mirëpo një ulje të madhe ka pësuar edhe shkalla e mortalitetit pas këtyre viteve.
Ky konstatim doli nga një debat për transicionin demografik në Kosovë, dhe sfidat e mundësitë e saj në botën e 7 miliardë banorëve, i organizuar nga Zyra e Fondit për Popullsi e Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Kosovë.
Qëllimi i debatit ishte të potencohen dhe të inkurajohet një bisedë rreth çështjeve të popullsisë të cilat pritet ta formësojnë të ardhmen e njerëzimit, shkruan Koha Ditore.
Sipas Avni Kastratit, nga Enti i Statistikave i Kosovës, të dhënat demografike në Kosovë flasin për një nivel të kënaqshëm të mortalitetit, përderisa, sipas tij, nataliteti është në rënie.
“Krahasuar me vendet e Ballkanit, Kosova pas vitit 2000 ka një rënie shumë të madhe të vdekshmërisë, me ç‘rast jetëgjatësia është rritur për 7 vite”, ka thënë Kastrati.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












