Rënie e theksuar e numrit të adoptimeve
Nëse në vitin 1980 zviceranët kishin adoptuar 1600 fëmijë, në vitin 2010 kjo shifër ka rënë në gjithsej 500
Enti Federal i Statistikave ka publikuar shifra, sipas të cilave në 30 vitet e fundit numri i adoptimeve të fëmijëve është zvogëluar më shumë se 3 fish. Nëse në vitin 1980 zviceranët kishin adoptuar 1600 fëmijë, në vitin 2010 kjo shifër ka rënë në gjithsej 500.
Shkaqet që kanë sjellë këtë rënie, sipas entit në fjalë kanë të bëjnë në radhë të parë me ndryshimin e mentalitetit te zviceranët, shkruan 20 Minuten. Më heret, shumica e madhe e adoptimeve bëheshin brenda familjes, për shkak të lindjes së fëmijëve jashtë martese, për t`i siguruar fëmijës përkujdesje familjare.
Ndërsa tash, me ndryshimin e botëkuptimeve, gratë që rritin fëmijë pa qenë në lidhje bashkëshortësie pranohen më mirë nga shoqëria.
Nga ana tjetër, në mesin e adoptimeve që bëhen sot, shumicën e përbëjnë ato me fëmijë nga bota e jashtme, kryesisht nga Azia dhe Afrika. Është konstatuar se më shumë adoptohen vajza se djem
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









