Shkurt.ch
Rënie e numrit të turistëve në janar
Numri i turistëve rusë,ka pësuar një rënie të madhe prej 26 %
Dega e hotelerisë së Zvicrës gjatë janarit ka pësuar një rënie të numrit të mysafirëve të huaj. Zyra Federale për Statistika bën të ditur se gjatë muajit janar janë realizuar 2.8 milionë bujtje ose 30 mijë më pak se në janarin e vitit 2014, që, sipas llogaritjes paraprake nënkupton rënie prej 1.1 për qind.
Gjysmën e bujtjeve, gjegjësisht 1.4 milionë sish i kanë realizuar turistët e jashtëm ndërsa rënia u referohet kryesisht turistëve rusë. Numri i këtyre të fundit, si pasojë e dobësimit të rublës dhe forcimit të frangut ka pësuar një rënie të madhe, gjegjësisht 26 % më pak rusë kanë vizituar Zvicrën gjatë muajit të parë të këtij viti. Ky numër ka rënë në 78.000 vizitorë. Rënie ka pasur edhe sa u përket turistëve nga Evropa, por vetëm 5 për qind.
Mesatarja e rënies së numrit të turistëve të huaj gjatë janarit ka qenë 2.6%
Turistët vendorë kanë realizuar gjatë janarit 1.3 milion bujtje ose 0.6% më shumë se në janarin e një viti më parë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











