Lajme
Rënie e ndjeshme e kalimeve të parregullta në kufijtë e BE-së në fillim të vitit 2025
Kalimet e paligjshme në kufijtë e Bashkimit Evropian kanë shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të fundit nga BE-ja, nga janari deri në prill janë regjistruar rreth 47 mijë kalime të parregullta, një ulje prej afro 30%.
Rënia më e theksuar është vërejtur përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, ku numri i rasteve ka rënë në rreth 3 100, një rënie prej 58% në krahasim me vitin e kaluar. Edhe rrugët e tjera kryesore të migracionit kanë shënuar ulje, ndonëse më të moderuara: në Mesdheun Qendror nga Afrika e Veriut drejt Italisë janë regjistruar rreth 15 700 hyrje të paligjshme, një rënie prej 3%, ndërsa në Mesdheun Lindor, drejt Greqisë, shifrat kanë rënë me 30%, në afro 12 200, transmeton albinfo.ch.
Komisioneri Evropian për Migracionin, Magnus Brunner, u shpreh se këto shifra dëshmojnë efektivitetin e një qasjeje më të koordinuar në nivel evropian. Ai nënvizoi gjithashtu se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbetet një përparësi e padiskutueshme, duke theksuar se organizatorët e këtyre udhëtimeve të rrezikshme shpesh kërkojnë tarifa që mund të kapin shifra pesëshifrore.
Sa i përket prejardhjes së migrantëve, shumica e të mbërriturve së fundmi vijnë nga Bangladeshi, Afganistani dhe Mali.
Të dhënat janë mbledhur nga Frontex, agjencia evropiane për mbrojtjen e kufijve, e cila aktualisht ka në terren rreth 3 200 oficerë që patrullojnë kufijtë e jashtëm të bllokut.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











