Shkurt.ch

Rënie e ndjeshme e investimeve zvicerane jashtë vendit

Rënia e investimeve të jashtme të Zvicrës nga viti 2012 në vitin 2013 ka qenë në raportin 41 miliardë franga me 32 miliardë, ose me një minus prej 9 miliardësh

Investimet zvicerane jashtë vendit janë në një trend rënieje. Kështu, investitorët e Zvicrës gjatë vitit të kaluar, kanë investuar në kompanitë e huaja më pak se një vit më parë. Po kështu ka qenë gjedja edhe në vitin paraprak, me tendencë rënieje.

Siç bën të ditur Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) rënia e investimeve të jashtme të Zvicrës nga viti 2012 në vitin 2013 ka qenë në raportin 41 miliardë franga me 32 miliardë, ose me një minus prej 9 miliardësh. Me këtë është shënuar rënia më e madhe e investimeve të jashtme të drejtpërdrejta, që nga viti 2005.

Rënien më të madhe, sipas statistikave të SNB e kanë shënuar kompanitë industriale, ndërkohë që investimet e bankave kanë shënuar ngritje.

Investimet më të mëdha, ashtu sikurse edhe viteve tjera, janë bërë në vendet e BE-së dhe në Azi.