Shkurt.ch
Rënie e eksportit zviceran gjatë shkurtit
Administrata doganore ka njoftuar se nëntë nga dhjetë degë ekonomike që eksportojnë, kanë regjistruar bilanc negativ
Ndërmarrjet zvicerane gjatë muajit shkurt kanë shitur më pak mallra jashtë vendit se sa në muajin paraprak. Sipas shënimeve të Administratës Federale të Doganave, eksportet zvicerane gjatë shkurtit kane rënë për 3.9 për qind ose në 16.1 miliardë franga. Kjo rënie vjen pas muajit janar i cili po ashtu kishte shënuar rënie në krahasim me muajin paraprak.
Administrata doganore ka njoftuar se nëntë nga dhjetë degë ekonomike që eksportojnë, kanë regjistruar bilanc negativ. E vetmja që ka shënuar ngritje të eksportit gjatë shkurtit ka qenë shitja e bizhuterisë dhe stolive.
Arsye e uljes së eksporteve ka qenë ngritja e fuqisë së frangut që ka ndodhur nga mesi i janarit. Veç zvogëlimit të sasisë së mallrave të eksportuara ka pasur ulje edhe të çmimeve, të detyruar po ashtu nga frangu i fortë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










