Bota
Rekord vdekjesh, spitalet e Italisë në krizë
Italia njoftoi të dielën një numër rekord vdekjesh brenda një dite dhe autoritetet paralajmëruan për mungesë shtretërish e pajisjesh për frymëmarrje artificiale në spitale në vendin që tashmë është shdërruar në epiqendrën evropiane të pandemisë së koronavirusit.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve nga virusi u rrit me 368, duke arritur në 1.809, ose më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara jashtë Kinës, përcjell albinfo.ch.
Vatikani ndërmori hapin drastik të anulimit të festimeve me rastin e Pashkëve planifikuar të fillonin më 5 prill, ndërsa vendi me 60 milionë banorë vazhdon të jetë në një krizë së cilës nuk i dihet fundi.
Pasdite në rrugët e Romës shiheshin vetëm disa persona duke vrapuar e disa të tjerë me çanta me ushqime, ndërsa u shënua fundjava e parë e një bllokimi të përgjithshëm të vendit.
Rajoni i Lombardisë është më i goditur në vend me 1,218 vdekje si pasojë e COVID-19 gjatë tre javëve të fundit, më shumë sesa e pjesa tjetër e Evropës kombinuar së bashku.
Rajoni prej 10 milionë banorësh, pak më i vogël në sipërfaqe, por më produktiv nga pikëpamja ekonomike sesa vendi fqinj në veri të tij, Zvicra, ka të regjistruar zyrtarisht 13.227 raste të infektuarish, ndërsa 767 persona ndodhen nën kujdes intensiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












