Të tjera
Rekord në Malin e Zi, inflacioni shkon deri në 14.9 për qind
Në 14.9 për qind u rritën në korrik çmimet e konsumit në Mal të Zi, sipas të dhënave të Administratës së Statistikave, Monstat.
Kjo është gjithashtu një rekord i ri që nga viti 2008, kur Monstat publikon indeksin e çmimeve të konsumit si masë ndërkombëtare të inflacionit, si dhe që nga futja e euros në Mal të Zi në vitin 2002, kur lëvizja e çmimeve me pakicë u përdor për llogaritjen e inflacionit, përcjell Albinfo.ch.
Ky është muaji i katërt radhazi që në Mal të Zi regjistrohet i ashtuquajturi inflacion galopant, rritje dyshifrore e çmimeve të konsumit në nivel vjetor.
Sipas të dhënave të reja, nga korriku i vitit të kaluar deri në të njëjtin muaj të vitit 2022, rritja më drastike e çmimeve është shënuar te lëndët djegëse të ngurta, me 49.9 për qind, pasuar nga nafta me 37.6 për qind dhe perimet me 35.8 për qind.
Në të njëjtën kohë, buka dhe drithërat u rritën 33.3 për qind, karburantet 32.2 për qind, qumështi dhe vezët 29.3 për qind, shërbimet e akomodimit 29 për qind, mirëmbajtja e apartamenteve 25.3 për qind, mjalti dhe sheqeri 22.6 për qind.
Rritje të ndjeshme pësuan edhe çmimet e mishit (16.6%), frutave (14.1%), transportit rrugor (13.4%) dhe shërbimeve të restoranteve (10.3%).
Nga ana tjetër, më së shumti ranë çmimet e furnizimit me ujë 7.5 për qind, aranzhimet e paketave turistike 5 për qind, kanalizimet 4.8 për qind dhe pajisjet audio-video 4.5 për qind.
Në bazë mujore, rritja e inflacionit në Mal të Zi ishte 1.5 për qind në korrik.
Në periudhën janar-korrik 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, çmimet e konsumit janë rritur me 10.5 për qind./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










