Shkurt.ch
Rekord: Mafisë siciliane i konfiskohen 1.3 miliard euro!
Autoritetet supozojnë se i arrestuari është në fakt marionetë e Matteo Messina Denaro, njeriut numër një të mafisë italiane, i cili kërkohet prej vitesh nga policia
Në një aksion të gjerë kundër mafisë, policia siciliane i ka konfiskuar një ndërmarrësi mafioz pasurinë në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Kjo është shuma më e madhe që është konfiskuar ndonjëherë në luftë kundër interesave ekonomike të mafisë.
Siç bëjnë të ditur autoritetet e drejtësisë, ndërmarrësi 57 vjeçar, falë lidhjeve të tij të mira me krimin e organizuar kishte zënë një pozicion të lartë në fushën e energjisë me diell dhe me erë. I dyshuari kishte avancuar nga profesioni i elektricistit në ndërmarrës të madh në prodhimin e energjive të ripërtërishme.
Atij, me rastin e arrestimit, i janë konfiskuar prona jo vetëm në Sicili por edhe në regjione tjera të Italisë si në Lombardi dhe në regjionin e Romës.
Autoritetet supozojnë se i arrestuari është në fakt marionetë e Matteo Messina Denaro, njeriut numër një të mafisë italiane, i cili kërkohet prej vitesh nga policia.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













