Bota
Rekord i të punësuarve në Gjermani
Pandemia e 2020-tës e goditi rritjen 14-vjeçare ekonomike, duke prekur edhe punësimin
Gjermania ka shënuar një rekord punësimi vitin e kaluar, e dëshmuar kjo nga të dhënat e Entit Federal të Statistikave, sipas të cilit në vend u punësuan 45.6 milionë vetë.
Kjo shifër përbën një rritje prej 1.3 për qind, duke vendosur rekordin absolut të punonjësve që nga ribashkimi i dy Gjermanive në vitet 1990. Pandemia e 2020-ës e goditi rritjen 14-vjeçare ekonomike, duke prekur edhe punësimin.
Por kjo gjë ndryshoi vitin e kaluar, dhe një nga arsyet, është pikërisht emigrimi masiv i fuqisë së huaj punëtore. “Së bashku me këtë vjen edhe një aktivitet më i madh i punës së popullatës vendase”, thonë statisticienët. Për momentin, këto dy gjëra po zbusin treguesit e këqij demografikë, të cilët në afat të mesëm mund të rezultojnë në një rënie drastike të numrit të banorëve në moshë pune, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Instituti për Ekonominë Botërore llogarit se rekordi i këtij viti nuk do të kapërcehet së shpejti, e për këtë arsye, pritet që numri i të punësuarve të bjerë në vitin 2024.
“Kërkesa për fuqi punëtore do të pengohet kryesisht nga pasojat ekonomike të krizës energjetike, por një rritje e fortë e pagës minimale prej dymbëdhjetë euro për një orë pune mund të shkaktojë edhe efekte negative për punësimin”, thonë drejtues të tij. Edhe gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ka shumë arsye për mos t`iu gëzuar punësimit të lartë, sepse mund të jetë i paqëndrueshëm në një kohë më të gjatë, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 pritet recesion.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar Aksident fatal në Itali, ndërron jetë një 20-vjeçar shqiptar... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












