Integrimi
Rekord i shqiptarëve në zgjedhjet në Greqi
Sfida më e madhe e së dielës janë dy kandidaturat për zgjedhjet europarlamentare nga spektri i majtë politik grek: Eda Gemi me partinë “Lëvizjen për Ndryshim” (ish-PASOK) dhe Ermela Jana me partinë “Potami”
Plot 69.821 janë kandidatët për zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal, që zhvillohen të dielën në Greqi. Pranë tyre, nga e njëjta pozitë tashmë, renditen në një sfidë të paprecedentë me dhjetëra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar në vend.
Vota e emigrantëve shqiptarë, shtetas grekë, më 26 maj pritet të luajë rol vendimtar për mjaft bashki të vendit, madje dhe atë më kryesoren, Bashkinë e Athinës, ku jetojnë e punojnë përqindja më e lartë e emigrantëve.
Në shumicën e listave të gjata të fletëvotimeve përfshihen emra shqiptarësh, ndërsa kërkesat nga partitë e mëdha mbeten të hapura edhe për zgjedhjet parlamentare të tetorit 2019, transmeton ‘Balkan Web’.
Nëse reagimi do të jetë i duhuri dhe normalisht i pritshmi, me pak fjalë, nëse votojnë të gjithë dhe mbështesin bashkatdhetarët, atëherë e diela do të jetë pa dyshim një ditë historike, përcjell albinfo.ch.
Si dhe komuniteti më i mohuar dhe vazhdimisht i snobuar nga të gjitha palët, zyrtarisht dhe përfundimisht realizon integrimin legjitim në familjen e gjerë evropiane me një kapitull të ri, me fitoren më të madhe që të vetëm dhe vetëm ata mund të arrijnë: shanse të barabarta edhe në Greqi!
Por edhe nëse të gjitha kandidaturat nuk marrin fitoren e shumëpritur, pjesëmarrja dhe vetëm, votimi nga emigrantët apo fëmijët e emigrantëve (të konsideruar paturpësisht “brezi i dytë i emigrantëve” në Greqi), përdorimi i të drejtës më sublime, duke paraqitur kartën e identitetit grek është një akt që nuk duhet anashkaluar nga askush dhe për asnjë arsye, këtë fundjavë.
Mbështesim garën e ERMELA JANA dhe EDA GEMI
Sfida më e madhe e së dielës janë dy kandidaturat për zgjedhjet europarlamentare nga spektri i majtë politik grek: Eda Gemi me partinë “Lëvizjen për Ndryshim” (ish-PASOK) dhe Ermela Jana me partinë “Potami”. Të dy kandidatet janë lindur në Shqipëri, kanë studiuar në Greqi dhe në vende të tjera evropiane, ndërsa sot kanë karrierë akademike tepër të suksesshme.
Si Eda Gemi ashtu dhe Ermela Jana janë specializuar në sferën e emigracionit dhe të drejtave të njeriut, me eksperiencë të vyer dhe kontribut të jashtëzakonshëm në evidentimin dhe zgjedhjen e çështjeve madhore për integrimin e komuniteteve emigrante në shoqërinë evropiane, si dhe mbizotërimin identitetit evropian në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.
Pushteti lokal: Ja emrat që votojmë të dielën!
Në çdo kënd të Greqisë, numri i plotë i kandidaturave të emigrantëve shqiptarë është sa i madh, aq edhe i vështirë për t’u përcaktuar apo saktësuar, për vetë faktin se emrat nuk dallohen dhe kandidatët janë plotësisht të integruar në shoqërinë vendase ku dhe gëzojnë respekt të plotë.
Në Athinë dhe zonat përreth të Atikës disa prej kandidatëve për këshilltarë të bashkisë apo këshilltarë të guvernatorit rajonal janë: Arjana Bariaba, Kristi Dedja, Sajmir Kostandin Stathi, Sotir Shehu, Skerdilajd Agalliu, Gani Xheka, i cili mori shtetësinë greke në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në tragjedinë e Matit, në verën 2018, Lefter Kuqo, Adiljan Koxhaj, Vivian Horieti, Eliona Gjergo Tanka, Juli Rexhepaj dhe Lisandër Niko Daullja.
Kandidaturat e bëra publike nga Selaniku dhe veriu i Greqisë janë: Luan Zika, Loreta Spaho, Ana-Keti Çela Pendidhu, Anila Rezhda, Spiros Janakis, Kristina Sulillari Aleksandru. Gjithashtu pjesë e garës për zgjedhjet lokale janë edhe Kristaq Konduri, Majlinda Zhuleku dhe Kristo Shezo Bushi.
Ndërsa në ishullin e Kretës konkurron Maria Kapllani, e lindur dhe rritur në Greqi, në profesion gazetare, e cila madje ka punuar dhe në kanalin e madh televiziv Star Channel.
Gjithashtu, minoritarët grekë të Shqipërisë, jo vetëm që kanë mjaft kandidatura në të gjitha fletëvotimet e të dielës, por për herë të parë një minoritar, Andreas Kurtis, kandidon për guvernator të Atikës, me 80% të emrave në listë ekskluzivisht minoritarë që jetojnë e punojnë në zonë, mes tyre shkrimtarë e shkencëtarë të mirënjohur për komunitetin.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












