Shqipëria
Rekord i investimeve të huaja në Shqipëri
Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 149 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 54%, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2025. Investimet e Huaja Direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 253 milionë eurove, në rritje me 40% krahasuar me 6-mujorin 2024, transmeton albinfo.ch.
Edhe vlerat progresive janë më të lartat historike të Investimeve të Huaja Direkte në prona për periudhën. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme përbënin më shumë se 33% të Investimeve të Huaja Direkte për 6-mujorin e parë. Pesha e tyre specifike është rritur më tej nga niveli prej 24% i një viti më parë.
Blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ciklin rritës të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.
Zbulimi i Shqipërisë si destinacion turistik, kosto më e ulët e jetesës dhe çmimet relativisht më të lira krahasuar me tregjet konkurrente kanë shtyrë shumë shtetas të huaj apo shqiptarë me banim jashtë vendit të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme, në 6-mujorin e parë të këtij vitit rreth 15% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.
Sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti ishte ai i aktiviteteve financiare. Investimet e huaja direkte në këtë sektor arritën vlerën e 147 milionë eurove, me një rritje prej 17% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.
Ndërkohë, sektorët e tjerë me peshë në strukturën e investimeve të huaja direkte kanë paraqiten në rënie për gjysmën e parë të këtij viti.
Investimet në industrinë nxjerrëse u raportuan në vlerën e 98 milionë eurove. Ato kanë pësuar rënie me 3% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Edhe investimet në industrinë përpunuese dhe energjetikë kanë pësuar rënie, përkatësisht me 35% dhe 20% më pak krahasuar me një vit më parë, duke zbritur të dyja në vlerën e 58 milionë eurove.
Sektori i katërt për nga vlera e investimeve të huaja në 6-mujorin 2025 ishte tregtia, me 62 milionë euro për gjashtë muajt e parë të vitit. Investimet e huaja në këtë sektor janë rritur me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 759 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje të lehtë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
SHBA
Hapet programi i parë dygjuhësh shqip–anglisht në Nju-Jork Arsimi në gjuhën shqipe merr dimension të ri në Nju-Jork...
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin konsullor në Cyrih
-
Përdhunim në grup: Dënohen në Itali tre punëtorë sezonalë nga Kosova
-
SHBA: Nëntoger Çlirim Gërguri, oficeri i parë ndërkombëtar i diplomuar në EBLOC
Jeta në Austri
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026 Austria do të prezantojë rregulla të reja pune në vitin 2026, duke lejuar marrëveshje kolektive dhe...
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë
-
Amerikanët drejtohen te bankat zvicerane në kërkim të një strehe të sigurt
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë