Shkurt.ch

Rekord: 5 minuta e 41 sekonda në flakë

Austriaku Joe Tödtling qëndroi gati gjashtë minuta në flakë

Austriaku Joe Tödtling ka vendosur një rekord të ri botëror duke qëndruar në flakë. Tödtling ka kaluar rekordin e mëparshëm për 16 sekonda dhe doli pas 5 minutave e 41 sekondave, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.

Rekordi ishte arritur në Salzburg dhe është organizuar nga zjarrfikësit e qytetit.  Austriaku për të siguruar këtë rekord të ri ishte i veshur me një kostum të veçantë që i reziston zjarrit. Kompania, e cila prezantoi këtë kostum të veçantë, ka shfrytëzuar rastin për një provë materiale.

Rekordin e mëparshëm e kishte arritur amerikani Jayson Duménigo në mars 2011, në kategorinë e Librit Gines të rekordeve botërore të quajtur “Qëndrim më i gjatë në zjarr të plotë pa furnizim me oksigjen (Longest Duration Full Body Burn (without Oxygen Supplies)