Shkurt.ch
Rekord: 28 kilometra e gjatë kolona para Tunelit Gotthard
Me këtë është regjistruar rekord sa i përket gjatësisë së kolonës në 19 vitet e fundit në festën e “Rrshajve” e cila festohet gjatë kësaj fundjave dhe deri të hënën
Kolona e automjeteve që sot kanë pritur në anën veriore të tunelit Gotthard ka arritur pak pas mesditës gjatësinë prej 28 kilometrash. Fjala është për distancën në mes të lokaliteteve Buoch- Göschennen.
Me këtë është regjistruar rekord sa i përket gjatësisë së kolonës në 19 vitet e fundit në festën e “Rrshajve” e cila festohet gjatë kësaj fundjave dhe deri të hënën, bën të ditur shërbimi informativ i komunikacionit rrugor Viasuisse, transmeton albinfo.ch.
Por, kolona e para 19 viteve ishte shkaktuar pasi që, për shkak të vërshimeve që kishin ndodhur, rruga që të çon drejt Tunelit Gotthard ishte bllokuar.
Kohëzgjatja më e madhe e pritjes në kolonën e sotme ka qenë pesë orë. Ndryshe, kolona që nga mëngjesi i të premtes deri në pasditen e të shtunës nuk është ndërprerë në asnjë moment.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










