Lajme
Numër rekord rastesh: 1278 infeksione për një ditë vetëm në Cyrih
Siç njofton departamenti shëndetësor i Cyrihut, të enjten pasdite në këtë kanton kanë qenë 221 persona në kujdesin spitalor
Numri i infeksioneve të reja në kantonin e Cyrihut ka arritur një rekord të ri.
Në intervalin kohor nga e mërkura deri të enjten, në kantonin më të populluare të Zvicrës janë regjistruar plot 1278 infeksione me virusin corona, transmeton albinfo.ch lajmin e mediave zvicerane.
Katër persona kanë vdekur po nga corona gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i njerëzve në trajtim spitalor ka vazhduar të rritet gjatë ditëve të fundit, ashtu si dhe në gjithë Zvicrën.
Siç njofton departamenti shëndetësor i Cyrihut, të enjten pasdite në këtë kanton kanë qenë 221 persona në kujdesin spitalor. Kjo është 20 persona më shumë se një ditë më parë.
Numri i pacientëve të ventiluar është rritur në 21, ose për katër persona më shumë se të mërkurën.
Që nga 1 korriku 2020 në këtë kanton 20.538 njerëz kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 169 njerëz kanë vdekur gjatë kësaj periudhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














