Lajme
Rekord: 115 547 pasagjerë në një ditë në Aeroportin e Cyrihut
Në korrik 2025, Aeroporti i Cyrihut ka shënuar rekord historik si për nga numri përgjatë tërë muajit, po ashtu edhe për një ditë të vetme të pasagjerëve, shkruan albinfo.ch.
3 256 328 pasagjerë kanë kaluar nëpër Aeroport e Cyrihut gjatë korrikut 2025, numri më i lartë ndonjëherë në historinë e këtij aeroporti.
Bëhet fjalë për një rritje prej +4,8 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Rekordi për një ditë
Më 28 korrik 2025 janë regjistruar 115 547 pasagjerë në një ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm nga viti 2019 me rreth 500 pasagjerë më shumë.
Struktura e pasagjerëve në korrik 2025
2 374 526 pasagjerë lokalë (nisje ose mbërritje direkte).
876 200 pasagjerë transit (udhëtarë që ndërruan fluturimin).
Rritja më e madhe u shënua te pasagjerët lokalë: +6,2 % krahasuar me një vit më parë.
Ky trend i rritjes tregon një kërkesë të shtuar për udhëtime dhe një rikthim të fortë të lëvizshmërisë ajrore pas viteve të pandemisë, duke e vendosur Aeroportin e Cyrihut në një periudhë historike të zhvillimit të tij.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












