CH-Ballkani
Regjistrimi për diasporën vetëm edhe nesër
Shqiptarët nga diaspora vetëm edhe nesër kanë drejt të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet lokale të 22 tetorit
Periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Regjistrimi ka filluar nga 16 korriku, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, ku shqiptarët që jetojnë në diaspora kanë mundësi të votojnë dhe të ngritin zërin e tyre.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit”, thuhej në njoftim.
Ndërkohë, sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale.
http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










