Shqipëria
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ministri Mazniku: Ka pyetje për emigrantët, etninë dhe fenë
Në Shqipëri po vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë dhe në lidhje me këtë, ministri Arbër Mazniku në një intervistë për TCH ka njoftuar se në pyetësor, përveç të dhënave që tashmë dihen, po mblidhen të dhëna edhe për numrin e emigrantëve dhe vendet ku ata jetojnë, por ka pyetje edhe për deklarimin e fesë dhe etnisë.
“Nga informacionet që kemi nga terreni, procesi po ecën shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem thelbësor me procesin. Në terren sot që flasim janë më shumë se 5200 intervistues në gjithë Shqipërinë, të cilët që nga momenti që ka filluar procesi kanë bërë në ditë 5-6 intervista, siç është normativa e intervistave ditore mesatarisht”, ka thënë ai.
Sa i përket numërimit të emigrantëve që janë jashtë territorit shqiptar, ai ka thënë se pavarësisht se nuk është objektiv i këtij censi, personi që pyetet qoftë ai kryefamiljari apo personi përgjegjës për t’u përgjigjur për familjen, gjithashtu përgjigjet për numrin e anëtarëve të familjes që janë në emigracion, vendin ku ata janë, arsyen pse kanë emigruar, përgjigje këto të cilat do të japin një imazh edhe më të qartë për numrin e shqiptarëve në emigracion dhe vendndodhjen e tyre.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













