Shqipëria
Regjistrimi falas i fëmijëve të emigrantëve të Shqipërisë
Të gjithë emigrantët nga Shqipëria që nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre, tash e tutje mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë.
Aplikimi për regjistrimin e fëmijëve bëhet shumë lehtë: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, dokumentacioni i nevojshëm duhet të përmbajë aktin e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile, përkthimin e aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile, pëlqimin me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri si dhe dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi të prindërve. E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj. Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., ka një faqe të posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













