Shkurt.ch
Rega, çdo 35 minuta nga një fluturim për shpëtim jetësh
Vetëm gjatë korrikut të vitit 2015 Rega ka realizuar 1455 fluturime, që nënkupton një shtim prej 18.3 për qind në krahasim me korrikun e një viti më parë
Qendra për ndërhyrje të shpëtimit përmes rrugës ajrore Rega, për herë të parë gjatë vitit që shkoi ka organizuar 15 mijë aksione të shpëtimit. Në këtë mënyrë kjo qendër ka realizuar praktikisht në çdo 35 minuta nga një fluturim me helikopter ose me aeroplan në shërbim të shpëtimit të jetëve njerëzore.
Shtimi prej 4.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, sipas Rega-s shpjegohet veç tjerash me “verën jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të bukur që ka mbizotëruar vitin që shkoi. Dhe kjo verë ka joshur më shumë se zakonisht njerëz për të dalë në natyrë, me çka dhe janë shtuar rreziqet.
Kështu, vetëm gjatë korrikut të vitit 2015 Rega ka realizuar 1455 fluturime, që nënkupton një shtim prej 18.3 për qind në krahasim me korrikun e një viti më parë. Në muajin gusht janë realizuar 1464 ndërhyrje ose 8% më shumë se në gushtin 2014.
Aeroplanët ambulantorë të Rega-s gjatë vitit 2015 në 820 fluturime kanë transportuar 825 pacentë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











