Kosova
Refuzohet propozimi i PSPK-së për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e Banjskës
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj 40 të pandehurve të akuzuar për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se të pandehurit M.R., V.R., U.J., M.J., V.A., A.M., L.S., V.D., V.V., S.J., M.K., U.M., T.V., D.V., V.J., S.P., N.S., M.V., S.R., M.R., M.A., Z.C., K.D., S.M., M.S., A.J., R.G., I.M., G.Z., N.R., R.A., M.M., D.B., D.D., D.V., A.T., M.K., M.N., N.I. dhe V.I. janë të akuzuar për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste dhe veprën penale vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I pandehuri M.R. është i akuzuar edhe për veprën penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit, si dhe veprën penale shpëlarja e parave, transmeton albinfo.ch.
Tutje, sipas njoftimit, kryetari i trupit gjykues ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.
“Gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë do të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës. Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












