Gruaja
Refugjatja shqiptare vdes nga zjarri në qendrën e azilit
Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta
Një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e azilit në Gjermani. Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës. Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.
Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar e sigurimit aty, i cili ka provuar të ndihmojë banorët, transmeton albinfo.ch. Ajo është bartur në spital pasi që ka rënë në kontakt me gazin helmues të liruar nga zjarri.
Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar me këtë rast. Kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, retë e tymit shiheshin tashmë nga larg. Ndërtesa është evakuuar ndërsa banorët janë vendosur në sallën e sporteve.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa hetimet po zhvillohen në atë drejtim.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













