CH-Ballkani
Refugjatja e revoltuar kosovare kafshon dy policë gjermanë
Gjatë marrjes në pyetje, një grua 43 vjeçe papritur ka filluar të bëjë rezistencë dhe ka kafshuar në dorë një polic dhe një police
Në vlugun e migrimit ilegal të kosovarëve në Gjermani, policia e këtij vendi ka shpeshtuar kontrollimet në zona kufitare, si në autostrada, në trenat që vijnë nga jashtë etj. Në një kontrollim të tillë rutinor në një tren në afërsi të Passau-t Policia Federale ka hasur në 21 persona nga Kosova pa leje qëndrimi dhe pa viza për në Gjermani.
Komunikata policore thotë se ata kanë pasur me vete vetëm lejet kosovare të njoftimit nga.
Për shkak të dyshimit për hyrje pa leje në Gjermani, refugjatët kosovarë janë dërguar në stacionin policor në Passau. Por, gjatë marrjes në pyetje, një grua 43 vjeçe papritur ka filluar të bëjë rezistencë dhe madje ka kafshuar në dorë një polic dhe një police.
Të dy zyrtarët u desh të merrnin trajtim mjekësor. Policët nuk kanë ndonjë shpjegim për arsyen e revoltimit kaq të madh të kosovares, shrkuan Landauer Zeitung.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










