Integrimi
Refugjatëve shqiptarë të “urave” u zgjatet qëndrimi deri në mars 2014
Shqiptarëve nga Kosova u është dhënë leja e qëndrimit deri në muajin mars, kur do të vendoset përfundimisht nëse do t`i kthejnë ose do të mbeten në Francë
Ata kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin por jo më në këtë vend të Lionit, nën një urë të autostradës ku po qëndrojnë të strehuar prej muajsh. Më shumë se 300 refugjatë nga Kosova duhet të strehohen për të kaluar kohën e ftohtë të dimrit në një vendbanim më të sigurt, ka vendosur prefektura e Lionit, bën të ditur televizioni Euronews në një raportim të gazetares së tij.
Shqiptarëve nga Kosova me këtë rast u është dhënë leja e qëndrimit në Francë deri në muajin mars, kur do të vendoset përfundimisht nëse do t `i kthejnë në Kosovë ose do të kenë të drejtë të qëndrojnë edhe më tutje në Francë.
Kronika televizive tregon një grua nga ky kamp i improvizuar, e cila ankohet për kushtet e mjerueshme në të cilat po jetojnë kosovarët. “Kemi shumë probleme këtu. Vajza ime është e sëmurë, ashtu si dhe bashkëshorti im. Ne po jetojmë prej katër muajsh në këto kushte”.
Refugjatët, në këtë vend jo larg nga qendra e qytetit, po jetojnë pa tualete, rrymë elektrike dhe ujë.
Një kalimtar rasti, i pyetur nga gazetarja, thotë: “Ndjehem keq të shoh këto pamje varfërie këtu. Nëse do të gjendet një zgjidhje tjetër për këta njerëz, do të ishte shumë gjë e mirë”.
Refugjatët shqiptarë nga Kosova do ta braktisin këtë kamp brenda tri javësh. Por, pasiguria për atë se çfarë do ë ndodhë më tutje me ta, mbetet edhe më tej.
“Sëmundje, uri dhe dëshpërim. Në këto kushte jetojnë refugjatët në Lion. Gjendja e tyre në një vendstrehim tjetër do të përmirësohej përkohësisht. Por pas kalimit të dimrit, do të vendoset nëse ata do të dëbohen ose do të mbeten në Francë”, komenton gazetarja e euronews.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










