Lajme
Refugjatët ukrainas, të ndarë sa i përket qëndrimit ose jo në Zvicër

Një studim i kryer në Gjermani tregon se gjysma e ukrainasve që shkuan atje për shkak të luftës, duan të qëndrojnë edhe për disa vjet.
Edhe pse në Zvicër nuk ka një studim të tillë, pa dyshim që debati është ngjallur mes refugjatëve ukrainas.
Mes 65 mijë refugjatëve të pranishëm në Zvicër ndahet çështja e qëndrimit apo kthimit në Ukrainë. Deri më tani, më shumë se 13,000 kanë zgjedhur të kthehen në shtëpi që nga fillimi i luftës, shkruan RTS.
Tamara Turchynska iku me tre nga fëmijët e saj nga periferitë e Kievit, ku jetoi deri në pushtimin rus. Megjithatë, ajo dëshiron të kthehet në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Këtu është vendi më i bukur në botë, por nuk është vendi im. Atje, në Ukrainë, kam një pjesë të madhe të familjes”, thotë ajo.
Por përveç lidhjes familjare, kriteret materiale e pengojnë atë të qëndrojë.
“Ne duhet të paguajmë sigurimin, Swisspass, apartamentin. Është shumë dhe është e shtrenjtë. Dhe është e vështirë të gjesh një punë të mirë për të financuar gjithçka”, vazhdon tutje ajo, përcjell albinfo.ch.
Nataliia Shaparieva gjeti një punë pasi u largua nga Kharkiv në fillim të luftës duke u bërë mësuese e gjuhës frënge. Sot, ajo ka shumë frikë të rijetojë luftën. “Për momentin, nuk dua të kthehem në Ukrainë sepse qyteti i Kharkiv ka vuajtur shumë. Dhe jeta në Ukrainë, në përgjithësi, nuk është shumë e lehtë pas luftës. Meqenëse Kharkiv është pikërisht në kufirin me Rusinë, nuk dua të jetoj me këtë frikë se një ditë mund të fillojë përsëri”, thotë ajo për RTS.
Duke qëndruar për një kohë të gjatë, refugjatët mund të ndihmojnë për të kapërcyer mungesën e fuqisë punëtore, shprehet Marco Taddei, kreu i Romand për Unionin e Punëdhënësve Zviceranë.
“Kjo mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Ne e dimë se deri në vitin 2030, në Zvicër do të ketë mungesë të rreth 500.000 njerëzve aktivë dhe për këtë arsye do të duhet t’i kërkojmë ata”, tha ai.
Sindikata e Punëdhënësve Zviceranë po zhvillon një strategji integrimi, duke përfshirë gratë, të moshuarit dhe të rinjtë, por jo vetëm. Statusi S që rregullon pritjen e ukrainasve, në parim, nuk i lejon ata të qëndrojnë në Zvicër për një kohë të pacaktuar. Kur Ukraina të jetë përsëri e sigurt, refugjatët duhet të kthehen, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Edhe një doktor shkence i shtohet diasporës Shqiptari nga Kosova mori titullin Doktor i Shkencave të Mjedisit...
-
Dy motrat kosovare diplomuan në universitetin “Yale” për një ditë në SHBA
-
Si shqiptarja Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”
-
Presidentja Osmani dhe presidentja Keller-Sutter vizituan fabrikën Stadler
-
Shqipe Sylejmani bashkë me Xherdan Shaqirin pritën presidenten Osmani
Jeta në Austri
-
Italia konfirmon lidhjet hekurudhore të shpejtësisë së lartë me Gjermaninë dhe Austrinë “deri në vitin 2026” Italia po ecën përpara me planet për lidhje të reja të shpejtësisë së lartë me Gjermaninë...
-
97% e austriakëve blejnë online, kanë shpenzuar 30 miliardë euro në 2024-ën
-
Graz: Shoqata “Atdheu” edhe këtë vit do të organizojë Ditën Kulturore Shqiptare
-
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë
-
Komisioni Evropian propozon thjeshtimin e procedurave për deportimin e azilkërkuesve në vendet e treta