Integrimi
Refugjatët serbë dhe ata shqiptarë, më të përfshirët në delikte
Serbët përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjithë refugjatëve në Gjermani, ata janë përgjegjës për 11 për qind të delikteve. Ngjashëm qëndrojnë edhe shqiptarët
Zyra Federale e Gjermanisë për Kriminalitet ka përpiluar një raport lidhur me deliktet e kryera nga refugjatët dhe përkatësinë nacionale të kryesve të këtyre delikteve. Ndonëse vetë zyra në fjalë nuk e ka publikuar këtë raport, mediet gjermane të ditës së djeshme e kanë përfolur atë me të madhe, duke iu referuar një artikulli të gazetës bulevardeske «Bild» (me të madhes në Evropë).
Sipas raportit të cilit i referohen gazetat, gjatë vitit 2015 janë regjistruar mbi 200 mijë delikte të kryera nga refugjatët, transmeton albinfo.ch. Para së gjithash bëhe fjalë për vjedhje, delikte pasurie dhe falsifikimi, lëdime trupore, grabitje, delikte seksuale dhe 28 vrasje. Shpesh, si dorasi ashtu dhe vikima janë vetë refugjatët.
Ajo që bie në sy më shumë dhe që e theksojnë të gjitha mediet është se shtetasit e Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, janë dukshëm më të përfaqësuar në kryerjen e delikteve në krahasim me përqindjen që kanë ata në numrin e përgjithshëm të refugjatëve në Gjermani.
Kështu, përderisa serbët përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjithë refugjatëve në Gjermani, ata janë përgjegjës për 11 për qind të delikteve, përcjell albinfo.ch. Kosovarët në numrin e përgjithshëm të refugjatëve përbëjnë 4 për qind ndërsa në numrin e delikteve të kryera prej tyre, 13 %, ndërsa shtetasit e Shqipërisë që përbëjnë tetë për qind të azilkërkuesve në Gjermani, në delikte përbejnë 14%.
Për të krijuar një pasqyrë lidhur me mbipërfaqësimin e refugjatëve ballkanikë në numrin e delikteve duhet përmendur se refugjatët sirianë, të cilët perbëjnë rreth gjysmën e numrit të përgjithshëm, në këtë statistikë janë të përfaqësuar me 24%!
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













