Lajme
Refugjatët afroaziatikë pushtojnë Preshevën
Në Preshevë, vetëm që nga mbrëmë kanë arritur mbi 2 mijë refugjatë, kryesisht të Lindjes së Mesme por edhe nga Afrika
Drama e refugjatëve afroaziatikë, që kaloi edhe me trazira në kufirin greko-maqedonas, është bartur tashmë në Luginën e Preshevës. Mijëra emigrant të cilët u përleshen me policinë e Maqedonisë në Gjevegjeli, kanë arritur në Preshevë, prej nga po presin të ikin në drejtim të Suboticës.
Në Preshevë, vetëm që nga mbrëmë kanë arritur mbi 2 mijë refugjatë, kryesisht të Lindjes së Mesme por edhe nga Afrika. Aty ata, pas pajisej me dokumente përkatëse vazhdojnë rrugën për në veri të Serbisë prej shikojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë për të vazhduar rrugën drejt vendeve perëndimore.
Autoritetet e Serbisë, siç kanë thënë, për shkak fluksit ë madh të refugjatëve, transmeton Koha.net, kanë vendosur që një kamp shtesë ta ndërtojnë edhe në fshatin Miratoc, që është afër fshatit Llojan të Kumanovës. Në këto dy vendbanime shqiptare, ushtria dhe policia serbe, me personel shëndetësor po përkujdesen për këta refugjatë.
Në ndërkohë, ndërmjet Serbisë e Maqedonisë po vazhdon lufta e tërthortë me fjalë “se kush është më mikpritës” i refugjatëve.
Ndryshe, dy ditë më parë, Policia e Maqedonisë përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër emigrantëve nga Siria, Afganistani e Iraku që tentuan ta kalojnë kufirin nga Greqia në Maqedoni. Nga përdorimi i forcës u plagosën disa emigrantë, ndërsa pamjet nga Gjevgjelia pushtuan edhe mediet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












