Shkurt.ch

Referendum për shitoret e pompave të benzinës

Me ndryshimin e Ligjit të Punës duhet t’u lejohet shitoreve në pompat e benzinës përskaj rrugëve dhe autostradave të ofrojnë gjatë gjithë natës gjithë asortimentin

Deri më tani kishte kufizim të shitjes. Është lejuar të shiten produktet që u përshtaten nevojave të udhëtarëve. Për shembull, salsiçet nuk janë të lejuara, ngase ato duhet të jenë të pjekura. Në mënyrë të veçantë, një praktikë e tillë duhet të ndryshohet me Ligjin e Punës.  Aktualisht pompat e benzinës mund të punësojnë natën personel vetëm për të shitur derivate të naftës, por jo për shitjen e produkteve të tjera ushqimore.

Kundër ndryshimit të Ligjit të Punës sindikatat kanë iniciuar së bashku me partitë e majta dhe qarqet kishtare një referendum. Ata frikësohen se punonjësit do të duhet të punojnë gjatë natës dhe kjo do të jetë vetëm hapi i parë drejt një liberalizimi të plotë.

Sindikalistët mendojnë se kështu përkeqësohen kushtet e punës në sektorin e shitjes me pakicë.

Dhjetë ditë para votimit  anketa e SRG-së ka treguar një ngecje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve. 48 për qind e të anketuarve ishin në favor të ndryshim të Ligjit  të Punës. 45 prej tyre duan të ruajnë status quo-në. 7 për qind ishin deklaruar të pavendosur,