Jeta në Zvicër

Referendum kundër shtrenjtimit të vinjetës

Kundërshtarët e shtrenjtimit të çmimit të vinjetës për autostrada kanë mbledhur tashmë 70 mijë nënshkrime

Nëse  nuk do të shtrenjtohet  çmimi i vinjetës së autostradës nga 40 në 100 franga, shteti nuk mund të realizojë projektet e ardhshme rrugore, kishte paralajmëruar ministrja zvicerane e Transportit, Doris Leuthard.

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka rënë dakord në mars me Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës për një rritje të çmimit të vinjetës.

Por më 4 prill është inicuar një nismë popullore kundër shtrenjtimit të vinjetave të autostradës.

Për vetëm 50 ditë kanë mbledhur  70 mijë nënshkrime,  20 mijë më shumë se janë të kërkuar për referendum

Nisma do të votohet ose në nëntor apo mars 2014-s. Për Leuthard nuk do të jetë lehtë për të siguruar votat.

Pas referendumit  qëndrojnë edhe „Auto Schweiz“, „TCS“, „ACS“ etj.

Vinjetat e reja do të mbledhin  300 milionë franga shtesë në buxhetin e shtetit. Por kundërshtarët me nismën e tyre thonë të mos jetë e nevojshme  ngase me 9.5 miliard mbulohen lehtë shpenzimet.

Vinjeta e autostradës është vjetore dhe ka hyrë në fuqi që nga viti 1985. Në vitin 1995 ajo ka pësuar rritje të çmimit, duke kaluar nga 30 në 40 franga zvicerane për vit.