Reeker përfaqëson SHBA-në në dialogun Prishtinë- Beograd, në Bruksel
Diplomati Philip Reeker do të përfaqësojë Qeverinë e Amerikës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në këtë proces, më herët ka qenë i përfshirë Thomas Countryman, por ky është nominuar për një post tjetër nga Presidenti Obama.
Ndërkaq, në ekipet negociatore të Kosovës, Serbisë dhe BE-së nuk ka ndryshime, shkruan Express.
Pavarësisht zhvillimeve në Veri dhe përplasjeve mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, raundi e ri i dialogut do të vazhdojë në Bruksel, më 2 shtator.
Vazhdimi i këtij dialogu nuk kushtëzohet as me zbatimin e plotë të marrëveshjes së KFOR-it me palët që nënkupton heqjen e të gjitha barrikadave në Veri.
Në këtë proces nuk ka ndryshuar as përbërja e delegacioneve. Të dyja palët do të përfaqësohen nga negociatorët e njëjtë.
As në kampin e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











