Lajme
Redfield: Së shpejti do të shpëtojmë nga maskat
Mjeku amerikan, Robert Redfield, beson se nëse do të marrim aprovimin e disa vaksinave COVID-19, “ne do ta lëmë këtë pas vetes”, duke treguar maskën, përcjell albinfo.ch.
Mjeku, drejtori i Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, tha se nuk ishte gjithmonë aq i sigurt se do të kishim një vaksinë të koronavirusit, raporton CNN.
“Nuk mendoja se do të kishim një vaksinë brenda disa vjetëve. Mendova se pjesa tjetër e karrierës sime në CDC do të kalonte duke luftuar COVID-19”, tha ai.
“Tani unë mund të shoh nëse mund të marrim një vaksinë efikase ose dy apo tre, në të vërtetë nga tani deri në verën e ardhshme”, pohoi ai.
“Ne duhet të festojmë kur kemi një vaksinë të suksesshme, të sigurt dhe efikase të virusit COVID-19”, tha doktori.
Ndryshe, sot është raportuar për ndalimin e testimit të një antivirusi te njerëzit, pasi një prej vullnetarëve ka pësuar dëmtime anësore. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












