Lajme
Reciprociteti tregtar me Serbinë, të kushtëzohet me njohje të Kosovës
Për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë civile, Qeveria po zbaton pa nevojë njëanshëm "marrëveshjen teknike"

Nëse shumica parlamentare e mbështet mocionin e ri të lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili do të hidhet në votim ditën kur ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, do të paraqitet për interpelancë në Kuvend, atëherë Qeveria e Kosovës, do të detyrohet që t’i rikthejë masat e reciprocitetit tregtar me Serbinë, derisa shteti fqinjë ta njohë formalisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, shkruan Koha Ditore.
Masat e reciprocitetit tregtar me Serbinë dhe me Bosnjë-Hercegovinën, u patën vendosur me 20 korrik, mirëpo, u patën hequr pa u bërë dy muaj të plotë, si rezultat i një marrëveshjeje të arritur në Bruksel mes ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit.
Nga 16 shtatori, dita kur janë hequr këto masa, konsiderohet se në Serbi kanë hyrë fare pak mallra të Kosovës, ndërkohë që shumëfish më tepër kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.
Për opozitën dhe një pjesë të shoqërisë civile, Qeveria është duke vazhduar pa nevojë ta zbatojë njëanshëm “marrëveshjen teknike”, pasi kështu është duke u dëmtuar ekonomia vendëse.
E-Diaspora
-
Foto
Dita e dytë e Alba Festivalit Sot është dita e dytë e Alba Festivalit, ku pritet një atmosferë e zjarrtë ...
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?