Futboll
Reagon skuadra gjermane për transferimin e Milot Rashicës
RB Leipzig ka deklaruar se nuk ka arritur asnjë marrëveshje për transferimin e Milot Rashicës.
Kështu ka deklaruar Marus Krosche, drejtori sportiv i RB Leipzig, i cili ka kundërshtuar ashpër raportet se është arritur një marrëveshje me sulmuesin e Werder Bremen, Milot Rashica.
Por, Krosche, ka konfirmuar se interesimi për lojtarin ekziston.
“Është marrëzi e plotë që të bëhen specifika në situatën aktuale”, ka deklaruar drejtori i RB Leipzig, përcjell lajmi.net, duke hedhur poshtë spekulimet për marrëveshjen e arritur.
“Rashica është sigurisht një lojtar interesant, por ka shumë lojtarë interesantë ku mund të arrihet marrëveshje”.
Milot Rashica në këtë verë do të largohet nga Werder Bremen, me skuadrën gjermane që po shkon drejt rënies në Bundesliga 2.
RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, janë skuadrat favorite për transferimin e yllit të Kombëtares së Kosovës, shkruajn ëmediat shqiptare.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













