Bota
Reagon OKB pas vendimit të Trump për migrantët
Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që çdo person që largohet nga dhuna ose persekutimi, mund të marrë mbrojtje “pa pengesa”, tha agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR të premten, pak orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi një urdhër për kufizimin e të drejtave të azilit, shkruan Alsat M, përcjell Albinfo.ch.
“UNHCR pret që të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të sigurojnë që çdo person që ka nevojë për mbrojtje të refugjatëve dhe asistencë humanitare, është në gjendje të marrë menjëherë dhe pa pengesa në përputhje me Protokollin e refugjatëve të vitit 1967, në të cilën Shtetet e Bashkuara janë palë”, tha agjencia, duke iu referuar një protokolli të Konventës së Refugjatëve të vitit 1951.
Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një deklaratë që në mënyrë efektive do të pezullojë dhënien e azilit për migrantët që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme, deri në 90 ditë.
Vendimi i cili hyn në fuqi të shtunën, do të thotë se emigrantët do të duhet të paraqiten në portet e hyrjes së SHBA-së për t’u kualifikuar për azil. Avokuesit e emigrantëve thonë se administrata ka ngadalësuar me qëllim përpunimin e migrantëve në portet zyrtare, duke i detyruar ata të presin për ditë ose javë për të kërkuar mbrojtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










