E-Diaspora
Reagojnë mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia
“Akoma sot mbi tridhjetë mijë banorë të Maqedonisë që jetojnë në mesin e Italisë janë pa udhëtim ajrorë Roma-Shkup”, thuhet në reagimin e mërgimtarëve shqiptarë

Mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali kanë reaguar ndaj Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, raporton albinfo.ch.
Ata reaguar ndaj Ministrisë për shkak të mosinteresimit që të ju lehtësohen procedurat në çdo lidhje ndaj vendlindjes.
Letra e plotë e mërgimtarëve
Ishin vitet tetëdhjetë, kur në Itali zbarkuan Shqiptarët e Maqedonisë për herë të parë.
Pavarësisht pozita e tyre ekonomike nuk ka qenë në mënyrë të vazhdueshme pozitive, por kthimi vjetorë i tyre në shtëpi me familjet e tyre (për mirë apo për keq), ka qenë vazhdimisht i rregullt.
Të marrim parasysh faktin se secili prej kthimit tonë ishte edhe një kthim në pikëpamje ekonomike në arkat e shtetit, dhe për këtë fakt Shteti nuk ka pasur një sy për popullin e tij.
Fakti se në këto dhjetë vitet e fundit udhëtimi që është dashur të jetë, për mërgimtarët, ma i sigurt dhe ma i shpejt, është demonstruar se ishte udhëtim me shumë mangësi dhe më shumë korrupsion, deri në braktisjen e kufomës në mes të aeroportit të Romës.
Akoma sot mbi tridhjetë mijë banorë të Maqedonisë që jetojnë në mesin e Italisë janë pa udhëtim ajrorë Roma-Shkup.
Unë bashkë me mërgimtarët tanë qe jetojnë dhe punojnë ne Itali, po ju apeloj për padrejtësinë qe po na bëhet! Tash e shume vite na mungon Vija Ajrore ROMË-SHKUP dhe anasjelltas. Mbetemi me shpresë se do të merret në konsideratë
Kërkesa jone bashkatdhetarë!
Të merreni në konsideratë këtë kërkesë qe është e miratuar edhe nga gjithë Shoqatave ne Diasporën e Italisë:
Sh .Kulturor shqiptarëve L’Aquila
Sh.A. ILIRIDA,Folingno
Sh. SKENDERBEG Spoleto,
Sh. LIRIA Norcia,
Sh. ONUFRI Perugia,
Sh. BESA Fabriano,
Sh. MERGIMI Roma
Shpresojmë se kërkesa jonë nuk përfundon në harresë.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve