Kosova
Reagimi i Vuçiqit pas refuzimit të takimit nga Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj, i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.
Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai personalisht kurrë nuk besonte në efektin e presionit dhe se ai është i interesuar të flasë për një zgjidhje dhe të gjejë një kompromis në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq u shpreh se 11 majin pa Albin Kurtin do ta kalojë më mirë dhe me më pak probleme. “Unë do të shkoj në dialog më 11 maj, nëse ka një të tillë. Nëse ata thonë se ai nuk është atje, madje edhe më mirë, unë do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Unë do të kaloj të paktën një ditë më mirë”, tha Vuçiq.
Pas takimit që ka pasur të hënën shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte zbuluar data e takimit mes Kosovës dhe Serbisë për dialogun. Në konferencën për media Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Borrel tha se 11 maj është data e takimit. Megjithatë, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar këtë vendim si të njëanshëm, për të cilin nuk është njoftuar zyra e kryeministrit.
“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, kishte thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, derisa shtoi se “datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike. Pastaj, pas një pezullimi gati 2-vjeçar, bisedimet ndërmjet dy vendeve gjatë vitit 2020 patën rifilluar, por ato sërish u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













