Kosova
Reagimi i Listës serbe pas konferencës së kryeministrit Kurti
Lista serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Sipas deklaratës të publikuar në rrjete sociale, Kurti po mban qëndrim antiserb dhe po vepron kundër popullit serb në Kosovë, teksa thuhet se vendimi i kësaj partie dhe i të gjithë qytetarëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës në veri të vendit është marrë në mënyrë të pavarur, përcjell albinfo.ch.
Lista serbe ka deklaruar se Kurti nuk dëshiron ta shtensionojë situatën, por t’i rrisë tensionet dhe ta kërcënojë paqen.
“Një mori të pavërteta të thëna në Prishtinë nga Albin Kurti nuk mund ta fshehin karakterin antiserb të regjimit të tij. Të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit nuk mund ta errësojnë të vërtetën për të cilën janë të vetëdijshëm të gjithë qytetarët tanë që vuajnë çdo ditë shtypjen e tij, dhe për atë që janë gjithnjë e më të vetëdijshëm nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, anëtarët e të cilit në terren vërejnë çdo ditë se Kurti po e flet një gjë dhe po e bën një tjetër. Ai flet për demokraci dhe shtet ligjor dhe zbaton autokracinë dhe nëpërkëmbjen e të gjitha akteve ligjore”, thuhet në deklaratën e Listës serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











