E-Diaspora
Reagim lidhur me pengesat teknike për regjistrim të diasporës për votim
"Shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare"
Organizata jo-qeveritare Germin reagon ndaj pengesave teknike që diaspora shqiptare po has gjatë procesit të regjistrimit për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Në një reagim që e ka dërguar në mjetet e informimit, Germin shkruan se “shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të gjithë ata që kanë provuar t’i dërgojnë formularët e nënshkruar në e-mailat zyrtarë në [email protected], dhe [email protected], kanë pranuar një mesazh që thotë: Inboxi është i mbushur me shumë mesazhe dhe për momentin nuk mund të pranojë mesazhe të tjera. “Ju lutem provoni ta dërgoni më vonë këtë mesazh, ose kontaktoni direkt me marrësin e mesazhit”, thuhet në vazhdimësinë e e-mailit automatik.
Ky problem teknik, pamundëson që diaspora të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Afati i shkurtër për t’u regjistruar nga jashtë, mungesa e organizimit të votimeve në diasporë, tani edhe problemet teknike për të votuar, sfidojnë trefish mërgimtarët të realizojnë të drejtën e tyre për votim. Diaspora është grupi më i madh shoqëror në Kosovë. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, e drejtë e cila u garantohet me ligj, do të bënte që Kosova të ketë demokraci përfaqësuese. Teknikisht, diasporës në praktikë po i mohohet e drejta elementare e votës, edhe kësaj radhe, thuhet më tutje në reagim
Për këtë, ne kërkojmë nga KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante që:
- Të zgjidhin problemin e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike deri më sot;
- Të adresojnë të gjitha problemet teknike që i kanë mërgimtarët gjatë periudhës së shkurtë për votim nga jashtë;
- Të lehtësojnë procesin e votimit nga jashtë (zgjasin afatin kohor për aplikimi, të shqyrtojnë alternativa të tjera për votim jashtë Kosovës).
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












