Lajme
Rasti “Monstra”, gjykimi shtyhet për janar
Avokati Naser Raufi është i bindur se të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë plotësisht të pafajshëm dhe duhet të lirohen sa më parë
Me kërkesë të palës mbrojtëse, të enjten në Shkup në Gjykatën Penale është shtyrë procesi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Mbrojtja kërkoi që seanca të shtyhet, me qëllim që të akuzuarit të njihen me provat dhe aktakuzën e ngritur.
“Ata duan të shohin provat me të cilat akuzohen dhe gjoja i disponon si të dëshmi prokuroria dhe se kjo e drejtë e tyre është ligjore”, theksoi avokati Naser Raufi. Sipas tij, të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë plotësisht të pafajshëm dhe duhet të lirohen sa më parë.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 9 dhe 10 janar 2013, kur Prokuroria e Shtetit të Maqedonisë do të paraqet provat e saj. Procesi gjyqësor për këtë rast po udhëhiqet nga trupi gjyqësor i kryesuar nga gjykatësi Ivica Stefanovski.
Ndërkohë, siç raporton agjencia INA, të paraburgosurit lidhur me këtë rast janë ankuar për gjendjen e rëndë dhe mizore në burgjet në Manastir, Prilep dhe Shkup, ku po vuajnë paraburgimin.
Ndryshe, nën akuzën për veprën penale të terrorizmit dhe vrasjes me paramendim janë akuzuar: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismaili, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismaili janë në arrati.
Ata akuzohen se me 12 prill 2012, në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, në bashkëveprim kanë vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Më 1 maj MPB e Maqedonisë ndërmori operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












