Shkurt.ch
Rasti “Kosovarët therin zviceranin”, sërish para gjyqit
Gjykata: Lexuesi mesatar, nga titulli në gjermanishte mund të kuptojë se të gjithë kosovarët janë kriminelë dhe si «therës» madje janë edhe te rrezikshëm
Procesi rreth afisheve të SVP-së me mbishkrimin «Kosovarët therin zviceranin» që pati ndodhur në vitin 2011, ende nuk e ka marrë epilogun e tij gjyqësor. Më 8 mars do të zhvillohet procesi i radhës në Gjykatën e lartë të Bernës ndaj dy funksionarëve të lartë të kësaj partie, të cilët mbahen përgjegjës për fushatën me pllakatin e përmendur, raporton sda.ch.
Fjala është për sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Martin Baltisser dhe zëvendësen e tij, Silvia Bär. Ata, në shkallën e parë (Gjykata regjionale Bern-Mittelland) ishin dënuar me gjobë me kusht për diskriminim në bazë race, transmeton albinfo.ch. Pastaj të dy e kanë atakuar vendimin gjyqësor në një shkallë më të lartë, pra në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Bernës, duke u thirrur në të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë.
Sipas tyre, në Zvicër duhet të bëhet e mundur që gjendja të prezantohet ashtu siç është. Teksti i afishes «Kosovarët therin zviceranin», ishte publikuar në gusht 2011 në shumë gazeta dhe në faqen e SVP-së në internet, përcjell albinfo.ch. Dy të akuzuarit, para gjyqit kanë thënë se me këtë tekst vetëm është përshkruar gjendja, gjegjësisht është konstatuar sulmi ndaj një zvicerani.
Sipas tyre kjo në tekstin në gjuhën frënge është më e qartë. Titulli në gazetat në gjuhën frënge është «Des Kosovars poignardent un Suisse».
Por Gjykata Regjionale nuk është bindur nga kjo. Lexuesi mesatar, nga titulli në gjermanishte mund të kuptojë se të gjithë kosovarët janë kriminelë dhe si «therës» madje janë edhe te rrezikshëm. Kjo sipas gjykatës është një përgjithësim i padiferencuar dhe së këndejmi, i palejueshëm.
Siç është shkruar tashmë, teksti origjinal më vonë është modifikuar dhe nga “kosovarët”, është bërë “kosovari”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












