Kosova

‘Rasti Brezovica’: Arrestohen dy persona, u bastisën 7 lokacione

Mësohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka realizuar aksionin “Brezovica”, ku janë kontrolluar dhe bastisur 7 lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar, N.G., doganier dhe S.I., – kryetar i Bordit të “Ski Center Brezovica”, janë ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.