Lajme
Rastet me Covid përgjysmohen brenda një jave në Gjermani
Trendi i uljes në numrat Covid të Gjermanisë ka vazhduar këtë javë, me vetëm rreth tetë infeksione për 100,000 njerëz të raportuar gjatë shtatë ditëve të fundit – por varianti Delta mbetet një shqetësim, përcjell albinfo.ch.
Incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja është pothuajse përgjysmuar gjatë javës së kaluar, nga 16.6 të hënën, më 14 qershor, në 8.6 sot. Nga shtetet federale, shteti veri-lindor i Mecklenburg Western-Pomerania raportoi incidencën më të ulët të dy rasteve për 100,000 njerëz, ndjekur nga afër nga Brandenburgu, me tre dhe Saksonia-Anhalt dhe Schleswig-Holstein me katër. Baden-Wurttemberg regjistroi incidencën më të lartë të infeksioneve – 13 për 100,000 banorë – ndërsa Hamburg dhe Saarland regjistruan 12.
Ndërkohë, në nivelin kombëtar, 346 raste të reja të virusit dhe 10 vdekje të reja të lidhura me Covid u raportuan në 24 orë. Megjithëse numrat po bien në gjithë Gjermaninë, dhe janë më të ulëtat se sa kanë qenë që nga fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, varianti Delta i Covid-19 është një shqetësim në rritje për politikanët. Sipas shifrave të fundit nga Instituti Robert Koch, varianti Delta, i cili ka origjinën në Indi, tani është përgjegjës për rreth gjashtë për qind të rasteve në Gjermani, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











